Gjyqi në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së, James Rubin jep sot dëshminë e tretë

James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit do të vazhdojë edhe sot, për të tretën ditë radhazi dëshminë në Gjykatën Speciale. Rubin gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive.

Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në. “Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. “Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, ka deklaruar Rubin gjatë dëshmisë të martën.

Aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u konfirmua më 2020 dhe është ndryshuar disa herë deri më 2023. “Të katër janë të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe katër krime lufte, përfshirë përndjekje, burgim, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë personash, që pretendohet se ndodhën mes viteve 1998–1999 në Kosovë dhe Shqipërinë veriore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Deri më tani, në këtë proces kanë dëshmuar 127 dëshmitarë – 125 të thirrur nga Prokuroria dhe dy nga Mbrojtja e Viktimave – ndërsa janë pranuar edhe 137 deklarata me shkrim. Tani, procesi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë fazën e mbrojtjes ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top