Gjyqi në GJKKO/ Meta mungon në sallë, avokati: Arsyetoni pse mbahet në burg, Karçanaj u lirua

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ndodhet në sallën e gjyqin në GJKKO ku po zhvillohet procesi ndaj tij.

Avokati i Metës ka kërkuar lirimin e klientit të tij, duke sjellë në vëmendje vendimin e gjykatës për lirimin e ish drejtoreshës së AKSHI Mirlinda Karçanaj nga masa e sigurisë Arrest Shtëpiak.

Cakrani: “Meta ka 19 muaj në paraburgim. Gjykimi në themel ende nuk ka filluar dhe nuk dihet kur do të përfundojë.

GJKKO e justifikoi masën e sigurisë me faktin se i pandehuri mund të dëmtojë provat duke intimiduar dëshmitarët.

Rreziku i intimidimit të dëshmitarëve mbetet spekulativ. Prokuroria thotë që do prishë prova, por se cilat janë provat nuk e thotë.

Prokuroria thotë që do të intimidojë dëshmitarët, por nuk thotë se cilët dëshmitarë do të intimidojë. Ne kërkojmë që ish-presidenti të ketë një masë më të butë.

Ish drejtoresha e AKSHI Mirlinda Kaçanaj ishte e akuzuar edhe për “grup kriminal” dhe Gjykata e Lartë e liroi nga “arresti në shtëpi”. Klienti im nuk ka besim tek gjykata, ndaj nuk ka ardhur sot këtu.

Pse duhet të vazhdojë paraburgimi? Kanë ndryshuar të gjitha kushtet. Të reflektojë gjykata.- tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top