Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Sot protestohet në Strasburg

6 mijë persona do të marrin pjesë në protestën, e cila është paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo protestë do të mbahet në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Ky tubim do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë. Ish-krerëve të UÇK-së ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë. Ndërsa procesi ndaj tyre ka nisur që në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës. Ndërsa Rexhep Selimi ishte anëtar i shtabit të përgjithshëm.

Ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së janë ngritur akuza për vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë, burgosje të paligjshme, torturë, vdhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm. /Dosja.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top