Gjyqi ndaj Berishës/ Mëngjesi: Kemi dorëzuar me postë kërkesën tjetër për përjashtimin e Irena Gjokës

Avokatët e Sali Berishes, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme.

Duke folur për mediat, Mëngjesi tha se sot ka marrë vendimin e parë të gjykatëses Rudina Palloi për refuzimin e përjashtimit të gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.

Ndërkohë, Mëngjesi tha se ka njoftuar sekretarinë për kërkesën e dytë të nisur me postë.

“E kemi dërguar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares në formë që parashikon ligji. Tani erdha për të tërhequr vendimin. Sapo mora vendimin e parë të Rudina Palloit për refuzimin e përjashtimit. Tani njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur me postë. Por pres marrjen e provave mënyrën si është shortuar Palloi për të marrë vendimin dhe mendimin e gjyqtares Gjoka për kërkesën”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top