Gjykata vendos sot për vulën e PD, opozita në protestë para Kryeministrisë

Gjykata e Apelit do të vendosë sot për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo e kryetarit të PD-së Sali Berishës. Po në këtë ditë, kreu demokrat Sali berisha ka thirrur protestë kombëtare. Ai është shprehur se protesta nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.

Protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00. Një ditë më parë policia njoftoi se rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të protestës. Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top