Gjykata rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, për revokim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.

Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Të implikuar në dosje sipas organit të akuzës janë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Akuzat e SPAK për dosjen Partizani

Në dosjen prej 500 faqesh thuhet midis të tjerash, se biznesmeni Fatmir Bektashi, i vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e dy klubeve sportive Partizani.

Dhënia e këtij premtimi, mbështetej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve si dhe ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, që do të sillte një zhvillim ndërtimi të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë fitim të madh. I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva sipas SPAK, ishte Sali Berisha.

Në dosje thuhet se kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar nëpërmjet dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi. Për këtë arsye, SPAK thekson se Sali Berisha aokohe në detyrën e kryeministrit, rezulton të ketë realizuar përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblim nëpërmjet vajzës së tij Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi.

Nga ana tjetër, Malltezi me anë të korrupsionit pasiv siç pretendon organi i akuzës, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top