Gjykata e Tiranës ka liruar katër protestuesit e arrestuar pas protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në 22 dhjetor përpara kryeministrisë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas gazetares Klodiana Lala, ndaj protestuesve të liruar nuk do të ketë masë detyrim paraqitje.
“Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë se arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdherimin e lirimit te menjehershem te tyre. 3. Rrezimin e kerkeses per vendosje mase sigurimi.”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Në mbështetje të protestuesve kishin shkuar edhe disa deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Klevis Balliu, Flamur Noka e Bledjon Nallbati.
Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike.
Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital, si edhe një simpatizant i opozitës që u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.