Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, ish-kreun e SHISH.
Kështu, kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar dhe Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie.
Hyseni akuzohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.