Gjykata Kushtetuese, vendim në 2 dhjetor për çështjen “Balluku”

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet më datën 2 dhjetor për të shqyrtuar çështjen që lidhet me procesin ndaj ish zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja është thirrur për të përcaktuar hapat procedurale dhe kompetencat e mëtejshme të Gjykatës, në lidhje me kufijtë e ndërhyrjes së drejtësisë në veprimtarinë e ekzekutivit.

Seanca e 2 dhjetorit do të jetë e rëndësishme, pasi do të përcaktojë nëse Gjykata Kushtetuese do të hyjë në shqyrtimin e plotë të kërkesës, apo nëse çështja do të kalojë në një filtër paraprak për vendimmarrje mbi pranueshmërinë. Relator i çështjes do të jetë gjykatësi Sandër Beci, ndërsa pas largimit të Holta Zaçajt vendin e saj në kolegj e ka zënë Marsida Xhaferllari.

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë.

Balluku u mor e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera gjatë procesit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. SPAK e akuzon se ka kontrolluar çdo hap të një projekti me vlerë rreth 190 milionë euro dhe se ka paracaktuar fituesin në kundërshtim me kriteret standarde të prokurimit publik për një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit.

Gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, Balluku deklaroi se akuzat ndaj saj ishin të pabaza.

“Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna dhe jo te balta,” – tha ajo nga foltorja e Kuvendit, ku po prezantohej projekt-buxheti i qeverisë.

Edhe kryeministri Rama i doli në krah zëvendëses së tij, duke e mbështetur në pretendimet se pezullimi i saj nga detyra nuk është kompetencë e gjykatës. Ankimimi i Edi Ramës mbështetet në tre shtylla kryesore, pasi cënojnë kompetencën e kryeministrit për të emëruar anëtarët e qeverisë, cënojnë parimin e ndarjes së pushteteve dhe godasin garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top