Gjykata Kushtetuese trondit çështjen Veliaj, masa e arrestit do të rishqyrtohet

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke i hapur rrugë rishqyrtimit të arrestit të tij.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë nuk e ka shqyrtuar siç duhet çështjen, pasi nuk ka shpjeguar pse Veliaj duhet të qëndrojë në burg dhe nuk ka parë nëse mund të zbatohej një masë më e lehtë.

Tashmë dosja i kthehet Gjykatës së Lartë, e cila duhet ta shqyrtojë sërish me përparësi dhe të vendosë nëse Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg apo do t’i ndryshohet masa e sigurisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e liron automatikisht Veliajn, por i hap rrugën një vendimi të ri që mund të çojë edhe në lirimin e tij nga paraburgimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top