Gjykata Kushtetuese tregon se kur do ta zbardhë vendimin për pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se po punon për përgatitjen e zbardhjes së vendimit për çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Gjatë seancës së sotme ku u shqyrtua ankimimi për pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja njoftoi gjithashtu se po punon për ta përgatitur vendimin e zbardhur për çështjen ‘Balluku’ para afatit 30 ditor.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese me një votim 4 me 4 nga gjyqtarët rrëzoi ankimimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e Ballukut.

Kjo bëri që pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra të mbetej në fuqi. Më pas kryeministri Edi Rama duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm, njoftoi ndërhyrjen në legjislacion, në mënyrë që anëtarët e kabinetit qeveritar të mos pezullohen më me vendime gjykatash.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top