Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen e njohur si “Balluku”, duke mos arritur një konkluzion përfundimtar në mbledhjen e zhvilluar në dhomë këshillimi.
Trupa gjykuese nuk ka mundur të prodhojë një vendim përfundimtar, çka ka sjellë shtyrjen e shqyrtimit të padisë për një seancë tjetër.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet me interes, ndërsa prej javësh tashmë, ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë së Madhe, Holandës etj kanë nxitur SPAK, GJKKO dhe Kushtetuesen të shkojnë akoma më tej me çështjen “Balluku”.
Duhet thënë se një vonesë si kjo e Gjykatës Kushtetuese çon ujë në mullirin e kryeministrit Rama, i cili po kërkon të fitojë kohë deri kur ta shuajë skandalin e Belinda Ballukut duke zvarritur procedurat, për t’iu shmangur një përplasjeje direkte me organet e drejtësisë.
Mazhoranca ka vendosur ta shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e kushtëzuar zhvillimin e saj me një vendim paraprak nga Gjykata Kushtetuese, çka e bën edhe më të rëndësishëm qëndrimin që pritet të merret në ditët në vijim.