Gjykata Kushtetuese pezullon nje nga nenet e aktit normativ për gjobitjen e atyre që protestojnë

Gjykata Kushtetuese ka “legjitimuar” pjesën më të madhe të Aktit Normativ kundër protestave dhe ka pezulluar vetëm 1 nga masat represive të qeverisë. Ajo ka pezulluar gjobat 5 mijë lekëshe për bllokimin e rrugëve gjatë pjesëmarrjeve në tubim, por, shumica e gjyqtarëve ka vendosur të mos cënojë Aktin Normativ të qeverisë së Edi Ramës, për pjesën ku gjobat arrijnë deri në 500 mijë lekë, për qytetarët që refuzojnë urdhërin e Policisë për të ndërprerë tubimet.

Gjashtë gjyqtarë kushtetues kanë pranuar vetëm pezullimin e pikës 2 të nenit 5 të Aktit Normativ

Mbi bazën e këtij vendimi, tashmë mbeten në fuqi pjesa më e madhe e gjobave për protestuesit.

Pas këtij vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Policia është e lirë që të aplikojë gjoba nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrje në tubim të ndaluar, për mosbindje ndaj urdhërit të uniformave blu për ndërprerjen e tubimit, për largimin nga zona të caktuara apo për përdorimin e shenjave dhe simboleve që Policia i konsideron të papërshtatshme.

Njoftimi

Më 26.11.2026, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese shqyrtoi kërkesën për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001, ‘Për tubimet’”.

Kërkesa për pezullim u paraqit nga Qendra “Res Publica”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Qendra për Ruajtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri dhe grupimet informale studentore “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin në tërësi të aktit normativ.

Në përfundim të shqyrtimit, Mbledhja e Gjyqtarëve, me shumicë votash, vendosi:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës për pezullim.
2. Pezullimin e zbatimit të nenit 5 të aktit normativ, në pjesën që shton nenin 24/1, pika 2, të ligjit “Për tubimet”. Kjo dispozitë parashikon sanksion administrativ për bllokimin e rrugëve automobilistike ose të akseve rrugore gjatë një tubimi, me pasojë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.
3. Shqyrtimin me përparësi të çështjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top