Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë gjyqësore publike ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen McGonigal. Mësohet se çështja është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të deputetëve demokratë pasi nuk janë lejuar që të ngrenë Komisionin Hetimor për të letuar lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së.
Po ashtu deputetet kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, me objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.