Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për zbutje të masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj. Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të këshillit bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top