Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e masës ‘arrest në shtëpi’

Gjykata e Lartë do të shqyrtoje ditën e sotme rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, ku mbahet prej 30 dhjetorit 2023.

Avokati i tij Genci Gjokutaj argumenton se drejtësia po vepron nën urdhrat e kryeministrit dhe qëllimi është që Berishës t’i digjet mandati i deputetit. Berisha është nën hetim bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top