Gjykata e Lartë rrëzon një tjetër rekurs të Jamarbër Malltezi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar një tjetër rekurs të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit.

Pas sekuestrove të pasurive që u lanë në fuqi më herët, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin mbi bashkëankimimin e depozituar më studion “Pustina”, ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kujtojmë se Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, akuzë për të cilën ndodhet në “arrest shtëpie” edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha dhe Malltezi kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, duke i cilësuar ato si të montuara politikisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top