Gjykata e Lartë në Britani: Plani për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm

Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të qeverisë së Ruandës është e paligjshme. ‘Skynews’ raporton se gjykata po shqyrtonte vetëm nëse Ruanda është një “vend i tretë i sigurt” për dërgimin e migrantëve.

Reed, Presidenti i Gjykatës së Lartë, dha vendimin. Çështja u dëgjua dhe u shqyrtua nga Lord Reed, Lord Hodge, Lord Lloyd-Jones, Lord Briggs dhe Lord Sales. Reed tha se çështja e sekretares së brendshme britanike u hodh poshtë.

Vendimi u mor unanimisht nga pesë gjyqtarët.

Në vendimin e publikuar thuhet: “Gjykata e Lartë rrëzon njëzëri ankesën e Sekretares së Brendshëm dhe mbështet përfundimin e Gjykatës së Apelit se politika e Ruandës është e paligjshme. Kjo për shkak se ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit do të përballeshin me një rrezik real të keqtrajtimit për shkak të rikthimit në vendin e tyre të origjinës nëse do të zhvendoseshin në Ruandë. Reed dhe Lord Lloyd-Jones japin një gjykim të përbashkët me të cilin anëtarët e tjerë të Gjykatës janë dakord.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top