Gjykata e Durrësit nxjerr nga qelia 22 protestues: 4 në ‘arrest shtëpie’ dhe 18 ‘detyrim paraqitjeje’

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme në qytet.

Sipas avokatëve mbrojtës, për 4 prej të rinjve gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për 18 të tjerët “detyrim për paraqitje”.

Të 22 të rinjtë u ndaluan gjatë ditës së parë të protestave në Durrës.

Me vendimin e gjykatës, ata do të ndiqen në gjendje të lirë, në përputhje me masat e sigurisë të caktuara për secilin prej tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top