Gjykata e Durrësit liron Noizyn

Gjykata e Durrësit ka liruar këtë të premte nga qelia reperin e njohur Noizy. Kosova e ka shpallur atë në kërkim për dhunën që ka ushtruar ndaj një personazhi të Tik Tok-ut.

Gjykata e Durrësit ka liruar sot Noizyn. Togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 50 milionë lekësh. Ai po mbahej prej disa ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni!

Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub në Pejë të Med Isenit. Ky i fundit, me anë të një video pas sherrit tregoi gjithçka që kishte ndodhur. Vetë Noizy ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka marrë pjesë në konflikt.

Në pranga së bashku me Rigels Rajkun (Noizyn) ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, njohur si DJ Crax. Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të Tik Tok, Medi Iseni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 2 gusht në klubin e natës “Sancy” të Pejës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top