Gjykata në Beograd ka liruar Millan Radoiçiçin, një ditë pas marrjes në pyetje. Mësohet se atij i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga shteti serb.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas intervistimit.
Sipas këtij vendimi, Radojiçiç “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“. Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në komisariat në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Gjithashtu, Radoiçiçit i është konfiskuar pasaporta serbe dhe është paralajmëruar se mund t’i vendoset paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.