Gjykata e Apelit të Posaçëm shqyrton kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për Berishën

Pasi u mor i pandehur për dosjen hetimore të privatizimit ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ata aktualisht janë në “arrest shtëpie”.

Jamarbër Malltezi është paqitur paraditen e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme dy ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Malltezi ndodhet sot në GJKKO për zëvendësim të masës së sigurisë. Po ashtu në Apelin e GJKKO janë paraqitur edhe avokatët përfaqësues të kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top