Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kujt i përket vula e Partisë Demokratike. Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, kur duhen edhe vetëm 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Grupi i Alibeajt përfaqësohet në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi. Përfaqësues nga grupi i Berishës, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.
Gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Kaso ka kërkuar që të Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.
Ivi Kaso: Të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa tha se trupa gjykuese duhet të shqyrtojë të gjitha elementet.
Indrit Sefa: Ky nuk është momenti procedurial. Ne dy avokatët mendojmë që kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë të tërë elementët dhe pesë ditë më parë edhe shtesa mbi ankesën tonë.
Ivi Kaso: Ankimi nuk përmbush kushtet, Alibeaj nuk është përfaqësues i ndonjë pale në gjyqin që u mbajt në shkallën e Parë. Ligji procedurial parashikon çfarë është ankimimi. Neni 442 e thotë: Duhet të jesh palë për të patur mundësinë pra duhet pozita prceduriale e ankimuesit.