Gazetari i “Ora News” Elton Qyno do të mbetet pa telefona dhe pa kompjutera personalë. Gjykata e Apelit i dha të drejtë SPAK që sekuestroi pajisjet kompjuterike, telefonin e djalit, dy telefonat e punës dhe një seri materialesh të profesionit të tij. Gazetari kërkoi prishjen e vendimit me Nr.501 dhe kthimin e materialeve dhe sendeve të sekuestruara, por Gjykata Speciale ka konfirmuar për të dytën herë se gazetari duhet të mbetet pa pajisjet e punës së tij për shkak se zbuloi përgjimet e SKY ECC.
Seanca që u shty dje vijoi nën relatimin e gjyqtares së Apelit, Daniela Shirka, e cila vendosi të lërë në fuqi vendimin e GJKKO-së për mbajtjen nën sekuestro të aparaturave celulare të gazetarit Elton Qyno.