Gjokutaj: S’ka asnjë kriter që Berisha të jetë arrest, qëllimi është djegia e mandatit

Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në GJKKO, ku u rrëzua sërish kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjokutaj tha për mediat se nuk ka asnjë kriter që Berisha të mbahet në arrest shtëpie. Sipas avokatit qëllimi i rrëzimit të kërkesave është djegia e mandateve.

Gjokutaj: Gjatë gjithë këtyre muajve hetim, nuk ka asnjë provë të re. Megjithë këtë merr një vendim për zgjatjen e afatit të hetimit. Ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest. Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën pasi që një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është e papranueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top