Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme. Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se seanca e radhës do të mbahem në datën 16 dhjetor.
“Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftua se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.
Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim.” – u shpreh avokati i Sali Berishws, Genc Gjokutaj.