GJKKO vendos sot për fatin e dosjes “Buka” të Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin pritet të marrë sot vendimin në lidhje me dosjen “Buka” të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca paraprake do të mbahet në orën 09:30.

Sipas Prokurorisë Ahmetaj ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Dje në një intervistë të dhënë për Syri Tv, Ahmetaj lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se po përdorej si ‘kokë turku’. Ahmetaj këmbënguli gjatë intervistës se nuk ishte përfshirë në procedurat e inceneratorëve e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Sipas tij, kryeministrit Rama i duhej pikërisht një person i tillë “për t’i vënë tapën dosjes” së inceneratorit të Tiranës, projekt në të cilin, “është një nga njerëzit e afërt të kryeministrit”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top