GJKKO tërhiqet për vendim/ Prokuroria “prova të forta” videot e regjistruara në zyrën e Agasit

Trupa gjykuese e GJKKO-së që po shqyrton çështjen ndaj Ergys Agasit është tërhequr për të marrë vendimin lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes palëve. Prokuroria ka kërkuar që ndaj Agasit të mbetet në fuqi masa “arrest me burg”, ndërsa organi i akuzës ka deklaruar se disponon prova që, sipas tij, janë të forta dhe mbështesin akuzat ndaj biznesmenit për pastrim parash dhe ndikim në tendera.

Në qendër të argumenteve të prokurorisë janë edhe disa video të regjistruara në zyrën e biznesmenit. Sipas akuzës, pamjet janë realizuar nga vetë Ergys Agasi dhe përmbajnë takime me persona të ndryshëm, të cilat konsiderohen si pjesë e provave të dosjes hetimore.

Nga ana tjetër, avokati i Agasit, Maks Haxhia, ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, duke argumentuar se nuk ka prova konkrete që e lidhin klientin e tij me veprat penale për të cilat akuzohet.

Mbrojtja kishte kërkuar gjithashtu të njihej me dosjen hetimore, çka solli edhe ndërprerjen e seancës.

Pas përfundimit të diskutimeve dhe debateve mes palëve, GJKKO nuk ka shpallur vendimin, por është tërhequr në dhomën e këshillimit. Vendimi për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit pritet të merret në vijim. Agasi u arrestua dy ditë më parë në zonën e Plepave, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes së AKSHI-t

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top