GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, avokati: Duan t’i djegin mandatin

Është shtyrë seanca për liderin e opozitës, Sali Berisha i cili ka kërkuar heqjen e masë së sigurisë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 8 mars në orën 09:00.

Pas shtyrjes së seancës, avokati Genc Gjokutaj ka thënë se i vetmi qëllim i tyre është djegia e mandatit të Berishës.

“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën. Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor. Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje.”, tha Gjokutaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top