GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e telefonit dhe kompjuterave të sekuestruara

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit, kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK.

Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top