Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për ndryshim të masës së arrestit shtëpiak.
Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi iu drejtuan sërish sot Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.