GJKKO rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme dhe ka rrëzuar kërkesën ankimore të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt për kontrollin e banesës dhe sekuestrimin e telefonit. Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri.

Një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e GJKKO-së nga avokatët mbrojtës të tyre. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm. Gjyqtarja që do të shyrtojë ankimimin do të jetë Ilirjana Olldashi, ndërsa ende nuk ka një datë për seancën.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top