GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Hava Delibashin, ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Një zhvillim i ri juridik ka ndodhur sot (24 mars) në GJKKO, në seancat që mbahen rreth dosjes së skandalit të AKSHI-t, ku ka zyrtarë të lartë të akuzuar, mes tyre edhe ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Hava Delibashin, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Më herët, nëpërmjet mbrojtësit të saj ligjor, Delibashi kishte deklaruar në institucionet e drejtësisë se është shtatzënë, duke kërkuar edhe zbutjen e masës së sigurisë.

Sipas vendimit të dhënë nga GJKKO pasi pranoi këtë kërkesë, masa “arrest në shtëpi” është zëvendësuar me masa më të lehta sigurie, konkretisht “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Delibashi dyshohet për vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Prej më shumë se tre muajsh, ajo ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas SPAK, brenda AKSHI-t dyshohet se ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i cili pretendohet të jetë drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Hetimet sugjerojnë se ky grup ushtronte presion ndaj operatorëve ekonomikë rivalë, duke përfshirë edhe rrëmbime, me qëllim të tërheqjes së tyre nga garat për tendera publikë, si në rastin e Gerond Mece.

Aktualisht, dy biznesmenët e përmendur rezultojnë në arrati. Ndërkohë, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ashtu si edhe Delibashi, ndodhet në arrest shtëpie.

Për tre biznesmenë të tjerë dhe një zyrtar policie, Gjykata e Posaçme ka vendosur masa sigurie si ndalimi i daljes jashtë vendit dhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top