GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën, i cili u arrestua më 10 korrik në kuadër të operacionit Revanshi. Gjatë seancës nëpërmjet avokatit të tij Elton Hyseni, ai kërkoi zbutje të masës së sigurisë me pretekstin se është i sëmurë.
Xhelal Rraja, i cili është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet e mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në rrugën e Elbasanit, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën e Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.