GJKKO lë në “arrest shtëpie” Pajtime Fetahun, ish-gjyqtarja: Nuk kam dijeni për akuzat ndaj meje!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Ajo akuzohet për korrupsion dhe për lidhje me grupe të ndryshme kriminale. Fetahu i ka mohuar akuzat ndaj saj në sallën e gjyqit.

“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur.

Masa ndaj saj u ekzekutua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe akuzohet për “korrupsion” dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa. Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top