GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Ballukut

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në 15:00 rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Do të jetë gjyqtari Ilir Panda që do të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë. Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Në Gjykatën e Lartë, do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.

Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top