GJKKO e la në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako apelon vendimin

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka apeluar masën e arrestit në burg dhënë ndaj tij disa ditë më parë.

Ai u arrestua me urdhër të SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nëpërmejt avokatit të tij mbrojtës, Dako, i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejës për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top