Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe letrën që GJKKO i ka dërguar Kuvendit për ta njoftuar atë për ta marrë në pyetje lidhur me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
Ai përsëriti qëndrimin se procesi bie ndesh me kushtetutën, teksa tha se është gati të votojë pro, nëse kjo kërkesë vjen në Kuvend për tu votuar.
Do shkoni të hënën në gjykatë?
Gjykatësja që fshihet pas krimit të saj deklaruan se ndalimi i udhëtimit jashtë nuk është heqje lirie. Kushtetuta ka nenin 38 pika 2, që thotë se personi nuk mund të ndalohet të dalë jashtë shtetit. I ndalohet me vendim gjykate, ose pasi merr vendimin nga Parlamenti. A mund të pranojë interpretimin e Kushtetutës nga Gjoka dhe zuzari Kraja, apo Millonai që për lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën nuk njeh as ligj as Kushtetutë.
Kjo shkresë që i është drejtuar Kuvendit, nuk kërkon njoftimin e Sali Berishën. Le ta shpjegojë ajo vetë pse është dërguar në Kuvend. Ajo është person që fshihet prapa krimit dhe është e aftë të shkruajë çdo gjë dhe të bëjë çdo gjë. Ajo duhet të largohet për konflikt interesi, të vijë në Parlament kërkesa për detyrimin tim për tu paraqitur dhe heqja e të drejtës për dalë jashtë shtetit dhe unë do votoj vetë për to.
Seanca për ju është të hënën në orën 9…
Nuk e kam të lehtë unë të vendos për një qëndrim para shtetëror. Avokatët i kam autorizuar, u paraqitën në Gjykatë, i dhanë mundësi të shpëtonte fytyrën gjykatësja Gjoka, por ajo nuk pranoi. Ajo mi përjashtoi avokatët dhe zgjodhi avokate atë që i çoi Rama, atë që kishte idhull në bronz Enver Hoxhën dhe në shtrat Edi Ramën.