GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

GJKKO ka dënuar me me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë dënimi do të konvertohet me 150 orë punë.

Pasi u njoh me vendimin e GJKKO-së, Kreshnik Hajdari doli nga gjykata, ndërsa nuk pranoi të fliste për mediat.
Ai tha se nuk kishte asnjë koment.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top