‘Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes’, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Pas eksperiencës në “Përputhen” dhe në “Big Brother”, Efi tashmë është gati që t’i futet botës së televizionit.

E ftuar këtë mbrëmje në “Cherry on Top”, ajo ka treguar se shumë shpejt në Top Channel do të vijë me një emision të sajin, një format ndryshe.

Ajo tregoi se në këtë emision janë shkrirë dy pasionet e saj, ai për tatuazhe dhe ekrani. Pasi ka hapur një studio të sajën për tatuazhe, Efi do të sjell në ekran një emision ku të rinj të apasionuar pas tatuazheve do të garojnë për të fituar mes tyre çmimin në fund.

“Është bashkuar dashuria që kam për tatuazhet dhe dashuria ime për ekranin. Është një kompeticion që do vijnë tatuator të ndryshëm dhe do tregojnë talentin e tyre. Mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të tregojnë veten.

Do të ketë garë mes tyre dhe do të ketë një fitues. Nuk e kemi ende një datë, por do të jetë shumë shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë që të isha pjesë e ekranit, por kur isha në “Përputhen” më vinin shumë komente që më thonin se donin të më shikonin në ekran.

Atëherë filloi duke më ardhur dëshira. Në momentin që u futa në Big Brother, qëllimi ishte i qartë. Për biznesin që kam hapur kam sakrifikuar shumë, dhe kam investuar gjithë ato që kam fituar”, u shpreh ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top