Aksi Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar nga reshjet dhe po punohet për hapjen e rrugës.
Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda për largimin e tyre. Mësohet se është pezulluar dhe procesi mësimor.
Momentalisht, reshjet e shiut kanë ulur intensitetin, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra. Ndërsa nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata të tilla emergjence.