Gjimshiti tregon ndryshimin e Maran nga Sylvinho: “Kanë ndryshuar gjërat më të rëndësishme”

Kapiteni Berat Gjimshiti foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, atmosferën brenda grupit dhe pritshmëritë për ndeshjet e ardhshme: “Ashtu si shkoi i gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur se mund ta arrinim kualifikimin, gjë që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare dhe si shtet. Besoj se ky është një rifillim i ri me një staf të ri. Jemi të gjithë shumë të motivuar dhe grupi është pothuajse i njëjti, me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur shumë mirë këto ditë dhe jemi gati për këtë cikël të ri”.

Mbrojtësi që e njeh mirë mentalitetin italian të trajnerit, duke luajtur pothuaj gjithë karrierën në Serie A, është i qartë mbi atë që kërkohet pavarësisht pak ditëve në dispozicion: “Këto ditë kemi pasur pak kohë në dispozicion, por idetë janë të qarta – theksoi Gjimshiti -. Për aspektin taktik besoj se do të flasë trajneri. Ne jemi të gjithë gati të zhvillojmë ndeshje të mira, sepse më pas do të vijnë sfida edhe më të rëndësishme. Izraeli ka pasur rritje në vitet e fundit, është një skuadër teknikisht shumë e mirë, sidomos në sulm, dhe do të tregojmë kujdes maksimal në këtë ndeshje”.

Diferenca mes teknikut Maran dhe brazilianit Sylvinho edhe pse në këto pak ditë janë parë, të paktën duke dëgjuar Gjimshitin: “Nuk besoj se bëhet fjalë për një filozofi italiane. Besoj se çdo trajner ka idetë e tij, ashtu siç kishte edhe Silvinjo. Edhe trajneri i ri ka idetë e tij. Është detyra e tij të na i transmetojë ato dhe detyra jonë t’i zbatojmë në fushë. Kanë ndryshuar taktika dhe pozicionimi në fushë. Nuk është e thjeshtë që brenda dy ose tre ditësh të bësh ndryshime në këto aspekte, por kanë ndryshuar gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë në fushë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top