Gjici në gjykatë: Unë e mora dënimin, por nuk kam shkelur ligjin!

I gjendur nën një presion të fortë psikologjik, pas publikimit të videos erotike, ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka thënë në gjykatë se dënimin për atë që bëri, e ka marrë tashmë, por duke mohuar shkeljet ligjore.

“Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore. Kam dakord me qëndrimin e avokatit”, ka deklaruar Gjici.

Sipas avokatit të Gjicit akti që ka kryer ai në zyrë është i rëndë por jo vepër penale, sa kohë s’ka pasur ndërmarrje konkrete nga Gjici për të dhënë këtë projekt që ka të bëjë me sterilizim e qenve.

Video-skandali për Safet Gjicin nisi kur në duart e gazetarëve në Tiranë nisi të qarkullojë një pjesë nga filmimi në zyrën e tij, që mbanin datën 6 Qershor. Aty dukej një grua që performonte seks oral për kryebashkiakun e Kukësit. 10 ditë më pas, ngjarja u raportua në media thjesht si skandal seksual. Pamjet ishin të qarta, por detajet e marrëdhënies mes Gjicit dhe gruas në video ishin të pakta.

Filmimet e para ishin më shumë një shkelje morale që rëndonin mbi kryebashkiakun që derdhej mbi tavolinën e punës dhe bënte seks në zyrë. Akuza për korrupsion nuk kishte.

Disa orë pasi doli lajmi Gjici dha dorëheqjen. Në fjalët e fundit për mediat, ai foli për një kurth që ia ngritën kundërshtarët politikë, në anën tjetër Gjici pranonte se ishte në një marrëdhënie me gruan që dukej në video.

“Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth” tha Gjici, duke u përpjekur ta shesë historinë si një pakujdesi që mund edhe ta kishte shmangur.

Avokatja e Kaçit tha arsyet se përse e ka filmuar Gjicin, ndërsa tha se kërkoi masë më të lehtë për të për shkak se ka një fëmijë dhe nënë të sëmurë, e se është e vetmja që mund të kujdeset për to. Por Gjykata ka vendosur që të lërë në fuqi masën e mëparshme të arrest me burg. Prokuroria dyshon se Kaçi nuk ka vepruar e vetme, por se ka edhe bashkëpunëtorë.

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top