Gjesti flet për herë të parë pas vdekjes së vëllait

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti është lajmëruar për herë të parë pas disa muajve, pas tragjedisë që i kishte ndodhur në familje. Vëllai i tij, kishte humbur jetën në një aksident tragjik, dhe mosprania e Gjestit në rrjete sociale ishte më se e pritur.

Në një video në Instagram, Gjesti falënderoi të gjithë njerëzit që e përkrahën, teksa paralajmëroi se do të kthehet në muzikë.

“Shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jam pa. Desha me ju falënderu secilin që keni qëndru afër meje dhe familjes time në këtë kohë të vështirë. Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me qëndru larg rrjeteve sociale me u marr ma shumë me veten dhe familjen time. Ju kam në zemër dhe mendje qysh më keni pasur edhe ju mu. Desha të iu uroj edhe Vitin e Ri, dhe uroj që keni me pas shneten, lumturinë dhe familjen”, u shpreh artisti.

Tutje ai bëri të ditur se në janar të vitit 2026, do të kthehet në muzikë, siç e cilësoi ai aty ku e ka vendin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top