Gjermania vlerëson njohjen e Palestinës si kundërproduktive, s’kanë plan ta bëjnë

Zëdhënësi i qeverisë gjermane të premten tha se nuk është në planet e tyre që ta njohin pasi do të minonte përpjekjet përpjekjet për të arritur marrëveshjen e negociuar me Izraelitn për zgjdhjen e dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.

Zëdhënësi gjerman në konferenë për media theksoi se zgjidhja e dy shteteve mbetet synim dhe qëndrim i shtetit gjerman dhe njohja me shumë gjasë do të ndodhë në fund të një procesi të bisedimeve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Shtetet që përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë dhe Australinë rishtas kishin deklaruar se do të njihnin një shtet palestinez në kushte të ndryshme.

Vendimet dhe deklaratat e tyre u dëshmuan në fakt si kundërproduktive pasi menjëherë organizata terroriste Hamas zvarriti dhe u tërhoq nga bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që i ndërmjetësonte Egjipti e Katar, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qasja e këtyre shteteve u kritikua si në Izrael dhe në SHBA si i gabuar dhe në kohë të gabuar pasi po shpërblehej një organizatë terroriste islamiste me ambicie të proklamuara gjenocidale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top