Gjermania shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

“Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses. /rel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top