Gjermania në ankth për Beckenbauer, Matthaus: “Ka probleme serioze të shëndetit”

Gjermania është në ankth për gjendjen fizike të Franz Beckenbauer. Në fakt, ish-kapiteni dhe trajneri i kombëtares gjermane prej vitesh nuk është mirë. E tashmë ish-lojtari i tij Lothar Matthaus ka treguar se Kaizeri po bëhet gjithnjë e më keq. “I urojmë të kthehet sërish Beckenbauer i vjetër, plot energji – tha ish-mesfushori i Inter për transmetuesin gjerman Rtl –. I urojmë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë. Ai vetë ka thënë gjithmonë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin ai nuk e ka. Nuk është shumë mirë. Le të shpresojmë se rrugëtimi të mund të shkojë në drejtim të kundërt”.

 

Beckenbauer, 78 vjeç më 11 shtator, prej vitesh nuk është mirë. Në 2016 dhe 2017 ai ka bërë dy operacione në zemër. Në vitin 2019 ai pësoi një infarkt okular. Këmbana e fundit e alarmit erdhi disa javë më parë kur ai nuk mori pjesë në një takim ku ishte e gjithë pjesa tjetër e ekspeditës triumfuese të Italisë 1990. “Shumë e lodhshme për të” u justifikua bashkëshortja e tij.

E tani fjalët e fundit të Mattheus po shqetësojnë sërish një komb të tërë, që po lutet për Kaizerin e tij.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top