Gjermania i ofron ndihmë Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë

Gjatë një takimi, të martën në Berlin, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e domosdoshëm të Kushtetutës, për të njohur zyrtarisht minoritetin bullgar si pakicë themeluese dhe për të hapur kështu rrugën për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. “Në sfondin e luftës agresive ruse, që përpiqet të na ndajë, është më e rëndësishme se kurrë të përqendrohemi në atë që na bashkon,” tha Baerbock. “Në kohë të tilla, e ndjejmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë. Këtë moment duhet ta shfrytëzojmë”, tha Baerbock duke pasur parasysh klimën miqësore të krijuar gjatë samitit të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Gjermania inkurajon lidershipin

Shefja e diplomacisë gjermane e inkurajoi lidershipin e ri të Maqedonisë së Veriut që ta ndërmarrë këtë hap të guximshëm të ndryshimit të kushtetutës: “Shpeshherë në politikë nënvlerësohet rëndësia e lidershipit. Hapat e rëndësishëm, përfshirë proceset integruese, gjithmonë kanë arritur sukses kur liderët janë treguar të guximshëm, përkundër klimës negative shoqërore kanë bërë atë që është më e mira për vendin e tyre. Ne, si Gjermani, duam të japim kontributin që kjo të realizohet edhe për të zgjidhur çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Sa i përket kushtit të Bullgarisë, Baerbock tha se ky kusht duhet plotësuar pasi kështu janë rregullat aktuale në BE: “Ndoshta nuk jemi dakord me këto rregulla, por janë rregullat për të cilat kemi rënë dakord së bashku. Derisa t’i ndryshojmë këto rregulla, gjë që unë e dëshiroj – duhet t’i respektojmë ato.”

Maqedonia e Veriut e gatshme për kompromis

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut falenderoi Gjermanine per mbështetjen e madhe në Procesin e Zgjerimit dhe në ndihmën për të eliminuar problemet dypalëshe. Ai lëvdoi edhe kërkesën e Gjermanisë për reformimin e vendimmarjes brenda BE-së, që së paku për disa çështje – si kapitujt e zgjerimit – të ketë një shumicë të kualifikuar. “Kjo do të na mundësonte të përparojmë në këtë proces në bazë të meritave”, tha Mucunski.

Ai tha gjithashtu se qeveria e tij është e gatshme për kompromis, por pret përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari, që zhvillohen në fund të tetorit. “Ne jemi një vend që pranon kompromise. Por Bullgaria është në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të përfshihemi, por duhet të ofrojmë zgjidhje dhe të përgatisim propozime, duke shpresuar që pas zgjedhjeve, me mbështetjen e Gjermanisë dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare, të mund të ecim përpara”.

Maqedonia e Veriut e shkëputur nga paketa me Shqipërinë

Komisioni i BE-së filloi të martën negoicatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë duke e shkëputur Maqedoninë e Veriut nga paketa dyshe. Sofja e bllokon procesin e anëtarësimit, duke kërkuar që pakica bullgare të njihet në Kushtetutë si një nga “popujt themelues” të Maqedonisë së Veriut, kërkesë që shumë maqedonas e kundërshtojnë. Partia qeverisëse VMRO-DPMNE heziton të përparojë me ndryshimin e nevojshëm kushtetues, megjithëse kryeministri Mickoski është parimisht dakord, por kërkon garanci shtesë sigurie. Bullgaria, e cila aktualisht ndodhet në prag të zgjedhjeve, sinjalizon se kjo kërkesë mund të mos jetë e funditgjë që ka shkaktuar zhgënjim në Maqedoninë e Veriut. Në fund të shtatorit edhe kryeminsitri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht mban në dorë kryesinë e radhës së BE-së, kishte ofruar ndërmjetësimin e tij mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e grindjes mes dy vendeve./DW

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top