Gjermani/ Drejtuesit e trenave thërrasin një grevë treditore për mosplotësim të kushteve të punës

Makinistët e trenave në Gjermani po bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore nga e mërkura 10 janar deri të premten në mbrëmje më 12 janar , pas dështimit të negociatave për pagat dhe orët e punës me operatorin publik Deutsche Bahn (DB), njoftoi sot sindikata GDL.

Drejtuesit e trenave komercialë do të nisin grevën e tyre më 9 janar.

“Grupi DB nuk përfitoi nga “armëpushimi” në Krishtlindje për të parandaluar veprimet kolektive duke paraqitur një propozim të negociuar,” sipas sindikatës.

Greva do të zgjasë nga 10 janari deri më 12 janar , thuhet në njoftim.

Sindikata kishte njoftuar në dhjetor se po planifikonte një grevë që do të zgjaste disa ditë pas festës së Krishtlindjes.

Makinistët e trenave organizuan një grevë 24-orëshe në fillim të muajit të kaluar, grevën e fundit të vitit, pasi negociatat midis sindikatës dhe Deutsche Bahn u ndërprenë në fund të nëntorit.

GDL kërkon reduktimin e orarit të punës nga 38 në 35 orë në javë për punëtorët me turne, si dhe një rritje prej 555 euro në muaj dhe një pagesë të njëhershme prej 3,000 euro për të përballuar inflacionin.

Deutsche Bahn nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së sindikatës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top