“Gjenocìd me shqiptarët”, Berisha akuza të forta Ramës nga Tropoja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po kryen gjenocid në vend, duke i detyruar shqiptarët që të ikin.

Nga Tropoja, Berisha tha se Rama është armik i Kosovës dhe se në çdo samit vrapon të bëjë avokatin e Vuçiçit.

“35% shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë, e Tropojës po ashtu. Asnjë prej tyre nuk ka braktisur këtë vend se nuk e do, apo s’ka mall. Por kjo tokë, këto troje, fusha, shpatina, brigje, Edi Rama i ka shtruar në tokë të mallkuar. Rama është sjellë si pushtues dhe ky quhet gjenocid. Këtë se kanë arritur që ta realizojnë gjithë pushtuesit në Shqipëri. Në 61 pedonale Rama shpenzoi 2.3 md euro, sikur nuk janë shtruar me pllaka guri, por me pllaka guri të çmuar. Ka vjedhur 80% të vlerës. Pse shqiptarët ikin?! Ikin jo se nuk e duan Shqipërinë, por se i detyron varfëria, skamja. Kjo varfëri vjen nga vjedhja që iu bëhet nga Edi Rama.

Nga Bashkia e Rexh Biberit, apo nga çdo bashki socialiste. KLSH ka gjetur se në 9 muajt e parë të 2022-it janë vjedhur 122 mld lekë. Kjo është zyrtare. ky është i vetmi vend në botë ku qeveria fut 400 mln për djegësat dhe kreu i SPAK thotë; Nuk dihet se kush i merr, se kush e ka firmosur kontratën. Vjedhja ka dalë për fushë, s’kanë kufij këta. Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Biberi, vrapon, (prisni, prisni) si avokati i Vuçiç nga samiti në samit, që; mos e impononi Serbinë që të imponojë sanksionet ndaj Rusisë. Kjo që Serbia të ngelet Rusi e vogël. Derdhte lot për drejtuesit që po gjykohen në Hagë. Po çfarë shqiptari është ky?!Është hipokrit.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top